
Lexoni edhe:
Von Cramon: Pres që Kosova ta mbështesë nismën e re franko-gjermane
Kryeministri i Kosovës e ka prezantuar Strategjinë e Sigurisë të Kosovës për vitin 2022-2027.
Kurti gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, të hënën ka thënë se për këtë strategji janë konsultuar edhe me Quintin.
Von Cramon: Pres që Kosova ta mbështesë nismën e re franko-gjermane
Lexoni edhe:
”Ky dokument paraqet objektive strategjike që lidhet me elemente jetike për Kosovën“, ka thënë ndër tjerash Kurti.
Këto elemente sipas Kurtit janë sovraniteti territorial i Kosovës dhe rendi kushtetues.
Ai po ashtu ka thënë si Qeveri kanë investuar në çështjen e sigurisë.
“E kemi rritur për 52 për qind buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.
Po ashtu ka shtuar se Kosova çështjen e sigurisë e ka të lidhur me integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.
(Kosova Sot Online)