Për pesë ditë policia në Ferizaj ua mori patentën e shoferit 25 personave

  • E.K /
  • 24 October 2022 - 15:06
Për pesë ditë policia në Ferizaj ua mori patentën e shoferit 25 personave

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga data 17-23/Tetor/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 375 gjoba

– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 19 gjoba

– Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 5 gjoba

– Drejtimi  nën ndikimin e alkoolit,  7 gjoba

– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 36 gjoba

– Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 26 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 33 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 198 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 61 gjoba

– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 602 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 25 shoferëve

Gjithsej , 1362 gjoba.

Ndërsa, janë raportuar 24 aksidente:

– Aksidente fatale , 0

– Aksidente me lëndime, 7

– Aksidente me dëme materiale, 17

“Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e policisë.

(Kosova Sot Online)