Arrestohet 38-vjeçari me 2 emra, ishte në kërkim prej 7 vitesh

  • E.K /
  • 24 October 2022 - 15:35
Arrestohet 38-vjeçari me 2 emra, ishte në kërkim prej 7 vitesh

Febjus (Dritan) Duati, 38-vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte dënuar nga gjykata e Durrësit me 4 vite e 4 muaj burg për trafik të lëndëve plasëse.

Ndërkohë pak ditë më parë policia arrestoi shokun e tij Bledar Plakun. Sipas bluve të Durrësit, në vitin 2015 më datë 17 janar, 38-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar 3 kallëpe lënde plasëse.

Si rezultat i punës policore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Policisë së Durrësit vunë në pranga, më 18 tetor 2022, shtetasin Bledar Plaku, njëri nga bashkëpunëtorët e shtetasit Febjus (Dritan) Dauti, të vënë në pranga ditën e sotme.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)