Samiti i BE në Tiranë, PD: I jep fund projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 17:00
Samiti i BE në Tiranë, PD: I jep fund projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur

Partia Demokratike ka përshëndetur mbajtjen e samitit të BE në Tiranë më 6 dhjetor të këtij viti, duke e cilësuar si një mundësi për ti dhënë fund projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur.

Sipas PD, ky samit do të jetë një mundësi për tu njohur anëtarët e BE-së me situatën në Shqipëri, duke nisur nga korrupsioni, krimi i organizuar e deri tek gjendja e mediave.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

PD përshëndet mbajtjen e Samitit të BE në Tiranë.

Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet vendimin e Presidentit të Bashkimit Europian për mbajtjen në Tiranë të Samitit të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të dhjetorit që vjen.

Ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur.

Samiti do të jetë një mundësi reale për shtetarët e BE-së, për të njohur nga afer situatën dramatike të korrupsionit galopant, lidhjeve të tmerrshme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe drogën, gjendjen tejet të rëndë të mediave në Shqipëri. 

(Kosova Sot Online)