ANP ‘Adem Jashari’ tregon se si bën të mundur realizimin e 17 fluturimeve pa asnjë vonesë

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 17:21
ANP ‘Adem Jashari’ tregon se si bën të mundur realizimin e 17 fluturimeve pa asnjë vonesë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka funksionalizuar 17 fluturime që janë realizuar në kohëzgjatje të parashikuar saktë.

“Kjo është hera e parë që të gjitha fluturimet ishin në kohë në mbërritje dhe nisje në këtë nivel të shikueshmërisë së ulët”, ka njoftuar ANP ‘Adem Jashari’.

“Projekti i pistës së re nga 2500m në 3040m dhe përmirësimi në ILS CAT IIIB ka rezultuar në asnjë vonesë të avionit, pa qëndrim të detyruar në ajër dhe pa devijim në aeroportet e tjera”, thuhet në njoftim.

Aeroporti njoftoi se është instaluar edhe “sistemi i parashikimit meteo i teknologjisë më të lartë”.

“Vlen të përmendet se pajisjet janë të teknologjisë së fundit të blera nga Kanadaja, Gjermania, Hollanda, Finlanda dhe Norvegjia”, njofton aeroporti.


(Kosova Sot Online)