Ischinger: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, kjo duhet të jetë në agjendën tonë

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 20:47
Ischinger: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, kjo duhet të jetë në agjendën tonë

Diplomati gjerman me përvojë të gjatë sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor, sidomos dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Wolfgang Ischinger, në një intervistë ka thënë se çfarë duhet të arrijë Perëndimi sa i përket çështjes së dialogut Prishtinë-Beograd ka qenë e ditur qysh në vitin 2008 kur Kosova ka fituar pavarësinë.

Ai ka thënë se ka nevojë për një zgjidhje gjithpërfshirëse për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me shpresën që kjo në një moment të caktuar çon në njohje reciproke.

Megjithatë Ischinger thotë se mendon që aktualisht secili hap i përkohëshëm që çon në drejtimin e duhur është i vyeshëm meqë është i nevojshëm stabiliteti i plotë në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë se në këtë aspekt duhet të shtrohet edhe pyetja se çfarë NATO mund të bëjë për t’i kontribuar situatës së sigurisë, derisa përmend faktin që ka zgjeruar ftesat për Suedinë dhe Finlandën. Ischinger thotë se Kosova është një prej vendeve evropiane që ende s’ka arritur të bëjë progres të dukshëm në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe thekson se kjo duhet të jetë agjenda e Evropës.

*Kosova Sot Online)