Si ndodhi aksidenti tragjik afër Komoranit?

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 21:12
Si ndodhi aksidenti tragjik afër Komoranit?

Sot në orën 17:00, në rrugën Komoran-Caralevë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Aty kanë vdekur dy persona, ndërsa një është lënduar.

Viktimat, janë një burrë e grua që ishin duke udhëtuar me veturën e tipit “Golf 2”, ndërsa vetura tjetër ishte “Opel Astra”, të cilën po e voziste një grua 26-vjeçare.

Por, si ndodhi aksidenti?

Vetura e tipit “Golf 2” me të cilin ishin duke udhëtuar tashmë viktimat, ishin duke shkuar nga Komorani në drejtim të Carralevës.

Ngasësi i veturës i ka tejkaluar disa vetura dhe në fund është goditur në veturën e tipit “Opel Astra” e cila ishte duke ardhur në kahun e kundërt.

(Kosova Sot Online)