Ish-zv/kryeministri serb: Daçiç do të nënshkruajë shumë vendimeve të vështira, një marrëveshje me Kosovën nuk dhemb edhe aq

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 11:14
Ish-zv/kryeministri serb: Daçiç do të nënshkruajë shumë vendimeve të vështira, një marrëveshje me Kosovën nuk dhemb edhe aq

Ri-emërimin e Ivica Daçiç për ministër të punëve të jashtme, ish-zv/kryeministri serb, Zarko Koraç e sheh në funskion të nënshkrimit “të marrëveshjeve të vështira”.

Për atë që presidenti serb e paraqet si lajtmotiv në çdo performancë publike se “Serbinë e presin vendime të vështira”, Koraç thotë se këtu futet Daçiç. Veçanërisht, thotë ai, një marrëveshje në lidhje me Kosovën.

“Shumica prej tyre [vendimeve të vështira] do të nënshkruhen nga Daçiç”, vlerësoi Koraç, i cili ishte zv/kryeministër në kohën kur Zoran Gjingjiç qeveriste me Serbinë.

“Dhe kështu, ministri ynë i ri i vjetër i punëve të jashtme do të zbulojë se mbase nënshkrimi i sanksioneve kundër Rusisë dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën dhemb më pak se ç’ka menduar”, konkludoi ai.

Daçiç në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 3 prillit ka garuar kryesisht me tri zotime: “Kurrë në NATO, kurrë sanksione ndaj Federatës Ruse, kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Ivica Daçiç, është emëruar përsëri ministër i punëve të jashtme, pozitë kjo të cilën e kishte mbajtur deri para katër viteve derisa ishte emëruar Kryetar i Kuvendit të Serbisë.

(Kosova Sot Online)