
Lexoni edhe:
Kosova vend i skemave sociale, veç në shtator nga aty përfituan 24.169 familje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vazhduar propagandën kundër vendimit të Kosovës që serbët të konvertojnë targat nga “KM” në “RKS”.
Vuçiq ka thënë të martën se Quinti i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit që ta shtyejë vendimin për targat.
Kosova vend i skemave sociale, veç në shtator nga aty përfituan 24.169 familjeLexoni edhe:
“Por Kurti ka qenë kundër”, ka thënë Vuçiq.
“Na presin kohë të vështira, do të jemi me serbët në Kosovë, të cilët kanë treguar se nuk duan ta dëgjojnë Kurtin e as të tjerët, por veten dhe ndërgjegjen e tyre”, ka thënë Vuçiq, ka raportuar novosti.
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë kërkuar nga Kurti që ta shtyejnë afatin për targat.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se afati i fundit kur qytetarët mund t’i kthejnë targat në targa legjitime RKS është data 31 tetor.
Ai ka ftuar qytetarët që veturat e tyre nga targat ilegale ti kthejnë në RKS.
“Ne tashmë e kemi bërë një shtyerje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend që të jetë më 31 tetor është shtyrë me 1 nëntor në vend se të jetë 30 shtator data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjete me targa të stërvjetëruara KM, PR e të ngjashme ti konvetojnë ato në targa legjitime”, tha Kurti.
(Kosova Sot Online)