Titaniku hapet për zhytësit, një udhëtim i vështirë dhe shumë i shtrenjtë

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 13:18
Titaniku hapet për zhytësit, një udhëtim i vështirë dhe shumë i shtrenjtë

Një biletë prej 250.000 dollarësh, për tetë ditë e shtatë net për të ‘hypur’ në Titanik.

Stockon Rush president i OceanGate Expeditions, ka nisur një ekspeditë të re në rrënojat më të famshme në botë për gjashtë persona që do të nisen nga porti i St. John's Neëfoundland, Kanada nga 11 deri më 19 maj 2023. 

Mbytja- Anija transatlantike britanike u mbyt për shkak të përplasjes me një ajsberg në vitin 1912 gjatë udhëtimit të tij të parë, pavarësisht për se atë kohë ishte një nga anijet më luksoze të ndërtuara ndonjëherë.

Anija u mbyt vetëm për dy orë e 40 minuta, duke marë më shumë se 1500 jetë para syve të mbijetuarve që panë tragjedinë nga varkat e shpëtimit.

Ekspedita do t’u japë mundësinë turistëve të shoqërohen nga studiuesit.

Vizitorët gjithashtu do të përfshihen drejtpërdrejt në mbledhjen e të dhënave dhe informacionit mbi gjendjen e përkeqësuar të Titanikut së bashku me studiuesit në bord.

Zbritja do të zgjas rreth dy orë por ndjehet sikur ndodh sa hap e mbyll sytë.

Ju mund ta ndihmoni pilotin me komunikimin dhe vendndodhjen, të mbani shënime për ekipin shkencor që shihni jashtë portës, të shikoni një film dhe sigurisht të hani.

Jo vetëm për të pasurit- Ky udhëtim duket sikur është  vetëm për të pasurit. Por në zhytjet e mëparshme morën pjesë edhe njerëz që përdoren kursimet e jetës si bankierja Renata Rojas.

 "Unë nuk jam milionere. Kam kursyer për një kohë të gjatë, kam bërë shumë sakrifica në jetën time për të arritur udhëtimin me Titanik. Nuk kam makinë, nuk jam e martuar ende nuk kam fëmijë. Dhe të gjitha këto vendime u morën sepse doja të merrja pjesë në këtë udhëtim”, shpjegoi gruaja.

Shumë pak kohë për ta vizituar- Për ta apasionuarit pas këtij udhëtimi duhet të nxitojnë pasi nuk ka shumë kohë.

Titanik po përkeqësohet në mënyrë progresive. 

“Oqeani po merr Titanikun, ne duhet ta dokumentojmë përpara se të zhduket plotësisht ose të bëhet i panjohur”, thotë Rush.

 Që nga zbulimi i tij (1985) e deri më sot, linja oqeanike tashmë ka ndryshuar shumë. Anija është grryer nga bakteret dhe është në mëshirën e rrymave të forta oqeanike, rrënojat tashmë kanë humbur pjesën e përparme, kuvertën e pasme dhe vaskën e kapitenit.

(Kosova Sot Online)