Bislimi: Kosova është shembull i stabilitetit politik

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 13:30
Bislimi: Kosova është shembull i stabilitetit politik

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për punën e qeverisë Kurti që ka bërë për prej kur janë në pushtet.

Ai, në Samitin për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se Kosova është shembull për të mirë në aspektin e stabilitetit politik.

“Me rëndësi është i ashtuquajturi stabilitet politik,  Kosova ka qenë eksportuese e stabilitetit në 18 muajt e fundit. Kjo është pasqyruar edhe në një rrugë më të shpejtë drejtë përmbushjes së qëllimeve të integrimit në Bashkimin Evropian”,ka thënë Bislimi.

(Kosova Sot Online)