Kamberi takohet me Rifat Jasharin

  • A.P /
  • 25 October 2022 - 14:30
Kamberi takohet me Rifat Jasharin

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka  bërë të ditur se dje është takuar me Rifat Jasharin.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se takimi u bë bë Gllogjan në Kullën e familjes Haradinaj.

“Në kullën e Haradinajve në Gllogjan, takuam Bacin Rifat”, ka thënë Kamberi.

Në fotografinë e publikuar nga Kamberi shihet se aty ishte e pranishme edhe Ardita Sinani, ish-kryetarja e Preshevës.

(Kosova Sot Online)