Lexoni edhe:
Mjegulla e dendur në Kosovë, policia u drejtohet me apel shoferëve
Dy vëllezër shqiptarë të moshës 27 dhe 47 vjeç, kanë vrarë më sëpatë një 53-vjeçar në zonën e Kasandrës në Greqi.
Sipas mediave greke dy shqiptarët janë konfliktuar me 53-vjeçarin dhe dy fëmijët e tij, djalin 24-vjeç dhe vajzën 18 vjeçare, të enjte e kaluar më datë 20 tetor rreth orës 22:00.
Mjegulla e dendur në Kosovë, policia u drejtohet me apel shoferëveLexoni edhe:
Gjatë konfliktit jashtë shtëpisë së 53-vjeçarit, në një moment 27-vjeçari shqiptar ka goditur me thikë 24-vjeçarin dhe ka shtyrë të renë me të cilën dyshohet se kanë pasur lidhje personale, ndërsa vëllai i tij ka goditur me sëpatë në gjoks 53-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.
Dy të rinjtë shqiptar u arrestuan mesditën e së nesërmes nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Poligyros dhe u dërguan në Prokurorinë e Polygyros. Pas rrëfimit të tyre janë cilësuar të burgosur të përkohshëm dhe janë transferuar në burgjet e Nigritës.
(Kosova Sot Online)