Lëshohet alarmi për sulm ajror sapo arrin presidenti gjerman në Ukrainë, hyn në bunker

  • A.P /
  • 25 October 2022 - 16:04
Lëshohet alarmi për sulm ajror sapo arrin presidenti gjerman në Ukrainë, hyn në bunker

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti befas në Kiev ditën e sotme, ku pati bisedime me me zyrtarët ukrainas në një strehë për sulm ajror në një qytezë në veri-lindje të kryeqytetit.

Menjëherë pas mbërritjes së tij në qytetin e Koryukivka, ndodhi një alarm ajror që bëri që Steinmeier, kryetari Ratan Akhmedov dhe një grup qytetarët të gjejnë strehë në bunker.

“Kemi kaluar një orë e gjysmë në strehën e bombave. Kjo na dha një ndjenjë veçanërisht të gjallë të kushteve në të cilat njerëzit jetonin këtu”, tha Steinmeier.

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, alarmi u ngrit për shkak se ushtria ruse kishte lëshuar 10 dronë të prodhimit iranian nga Bjellorusia fqinje. 

(Kosova Sot Online)