Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për vjedhje të rënda në disa xhami

  • A.P /
  • 25 October 2022 - 16:36
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për vjedhje të rënda në disa xhami

Një person është arrestuar në Ferizaj për disa vjedhje të rënda.

Policia njofton se më 14 tetor, ai dyshohet për një vjedhje të rëndë në xhaminë në rrugën “Ramadan Ferizi”.

“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij, të cilin sot,datë 25.10.2022 rreth orës 14:00, në qytetin e Shtimës e kanë arrestuar të dyshuarin me inicilaet LL.S ( M/K) i moshës 32 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë, duke vjedhur para nga arka e bamirësisë në ‘’Xhaminë e Vogël’’ në Ferizaj”, thuhet në komunikatë.

Më pas ai ka deklaruar se ka kryer edhe vjedhje nga arkat e bamirësisë edhe në xhamit e fshatrave Kosinë, Slivovë dhe në rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj.

“I dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistës nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka deklaruar se ka kryer vjedhe të rënda nga arkat e bamirësisë edhe në Xhamitë e fshatrave Kosinë, Slivovë dhe në Xhaminë në rrugën ‘’Hamëz Jashari’’ në Ferizaj, të cilat ishin në process të hetimeve.”

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Ferizaj

Me datën 14.10.2022, stacioni policor në Ferizaj kishte pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në Xhaminë në rrugën ‘’Ramadan Ferizi ‘’ në Ferizaj.

Në lidhje me këtë, policia e rendit e më pas policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet në zbulim të kryesve të kësaj vepre penale.

Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij, të cilin sot,datë 25.10.2022 rreth orës 14:00, në qytetin e Shtimës e kanë arrestuar të dyshuarin me inicilaet LL.S ( M/K) i moshës 32 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë, duke vjedhur para nga arka e bamirësisë në ‘’Xhaminë e Vogël’’ në Ferizaj.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistës nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka deklaruar se ka kryer vjedhe të rënda nga arkat e bamirësisë edhe në Xhamitë e fshatrave Kosinë, Slivovë dhe në Xhaminë në rrugën ‘’Hamëz Jashari’’ në Ferizaj, të cilat ishin në process të hetimeve.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore .

(Kosova Sot Online)