Humbjet në Ukrainë, Putin del me deklaratë

  • A.P /
  • 25 October 2022 - 18:46
Humbjet në Ukrainë, Putin del me deklaratë

Presidenti rus Vladimir Putin theksoi të martën nevojën për përditësimin e procedurave dhe kornizave rregullatorë për të siguruar suksesin e asaj që Moska e quan një “operacion special” në Ukrainë.

Deklarata është bërë ditën e sotme nga Kremlini.

Është e nevojshme të përditësohen procedurat dhe kornizat rregullatore dhe ekonomia në tërësi, dhe industritë individuale, dhe të sigurohet operacioni special”, tha Putin, duke folur në takimin e parë të Këshillit Koordinues të sapoformuar.

“Çështjet e përditësimit dhe përmirësimit të procedurave administrative janë diskutuar shumë herë, por situata është e tillë që e gjithë kjo punë duhet të shikohet përsëri”, shtoi Putin.

“Ka nevojë për një koordinim të gjerë dhe të thellë midis të gjitha strukturave – si blloqet ekonomike dhe ato të pushtetit, dhe rajonet,” shtoi lideri rus.

Komentet e Putinit vijnë në një kohë kur Rusia po pëson një varg humbjesh në Ukrainë, duke përfshirë edhe rajonet që pretendon se po anekson, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. 

(Kosova Sot Online)