Një prej emrave më të njohur të shoqërisë civile i bashkohet LDK-së

  • A.P /
  • 25 October 2022 - 20:35
Një prej emrave më të njohur të shoqërisë civile i bashkohet LDK-së

Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet t’i bashkohet nesër Visar Azemi, aktualisht drejtor i Balkan Green Foundation.

Azemi pritet që kalimin e tij në LDK ta bëjë nesër rreth mesditës, të cilin do ta pres dhe prezantojë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

Azemi ka qenë pjesë e shoqërisë civile për një kohë të gjatë, duke avokuar kryesisht për energjinë e ripërtërishme dhe të dekarbonizuar.

Azemi ka qenë pjesë dhe një ndër themeluesit e partisë Fryma e Re. Pas shuarjes së partisë, ai kishte kaluar në shoqërinë civile dhe gjatë këtyre viteve ka mbetur pjesë e saj.

(Kosova Sot Online)