Parkingu nëntokësor i Prishtinës afër përfundimit

  • A.P /
  • 25 October 2022 - 22:06
Parkingu nëntokësor i Prishtinës afër përfundimit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se parkingu nëntokësori kryeqytetit është pranë përfundimit.

Sot, pasdite, ai ka publikuar disa fotografi nga parkingu, ku thotë se 90% e punimeve kanë përfunduar.

Sipas Ramës, zyrtarisht parkingu hapet në muajin nëntor.

“Parkingu Nëntokësor i Prishtinës po përfundon! 90% e punimeve veçse janë kryer, e hapja zyrtare pritet të bëhet në nëntor”, ka njoftuar ai.

(Kosova Sot Online)