I uzurpuar që 20 vite: Komuna e Prishtinës e merr parkingun përballë Kuvendit të Kosovës!

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 09:57
I uzurpuar që 20 vite: Komuna e Prishtinës e merr parkingun përballë Kuvendit të Kosovës!

Komuna e Prishtinës ka marr një aksion të hershëm mëngjesin e sotëm.

Inspektorët e Komunës së udhëhequr nga Përparim Rama kanë dal në terren për të rikthyer në menaxhim të shtetit parkingun e madh përball Kuvendit të Kosovës.

Parkingu që ishte uzurpuar që 20 vite shfrytëzohej si parking privat ku një orë kushtonte 1 euro për parkingun e një veture. Inspektorët tashmë kanë vënë shiritat e lokacionit dhe nga sot parkingu do të rikthehet në menaxhim të Komunës së Prishtinës

(Kosova Sot Online)