Putin “ka vrarë” mbi 50,000 delfinë në Detin e Zi që nga fillimi i luftës

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 10:02
Putin “ka vrarë” mbi 50,000 delfinë në Detin e Zi që nga fillimi i luftës

Mbi 50.000 delfinë në Detin e Zi janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas një eksperti. Biologu ukrainas Ivan Rusev, një doktor i ekologjisë në Parkun Natyror Kombëtar të Tuzly Laguns në Ukrainën jugore, tha se në korrik se rreth 5,000 delfinë kishin ngordhur, sipas mediave të huaja.

Në një postim të fundit në Facebook, ai shpjegoi se flota ruse e Detit të Zi ndikon në aftësitë e eko-lokimit dhe navigimit të delfinëve. Delfinët e çorientuar më pas mund të godasin objekte në det, si minat, osë të lëndohen.

Javën e kaluar, Rusev rivlerësoi shifrën e tij prej 5,000 dhe arriti në përfundimin se numri i delfinëve të ngordhur ka shumë të ngjarë të jenë më tepër.

Sipas Iniciativës së Anketimit ACCOBAMS (ASI), në vitin 2021 Deti i Zi ishte shtëpia e të paktën 253,000 delfinëve. Kjo do të thotë se Putini mund të ketë zhdukur 20% të popullsisë së përgjithshme.

(Kosova Sot Online)