1 muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se dhunoi vajzën e vëllait të tij në Istog

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 11:01
1 muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se dhunoi vajzën e vëllait të tij në Istog

Masa e paraburgimit është caktuar ndaj të personit që dyshohet se e ka dhunuar vajzën e vëllait të tij gjatë muajit shtator të vitit të kaluar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se ndaj të dyshuarit është caktuar 1 muaj paraburgim.

“Seanca e procedurës paraprake është mbajtur dje. Gjyqtari ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit ne kohëzgjatje prej 30 ditësh”, tha Nikçi.

Ndërkaq, në raportin e djeshëm të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima 15-vjeçare ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik.

“DHUNIM| Istog, Shtator 2021. Viktima femër kosovare 15 vjeçare ka njoftuar policinë se është dhunuar nga i dyshuari m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. I njëjti gjendet në Spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të policisë”, thuhet në raportin e djeshëm të Policisë.

(Kosova Sot Online)