Kurti përgatitet për 28 Nëntorin, Qeveria merr një vendim

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 11:21
Kurti përgatitet për 28 Nëntorin, Qeveria merr një vendim

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar propozim-vendimi për themelimin e një këshilli organizativ për shënimin e ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Kryeministri Albin Kurti e lexoi këtë propozim “për të nderuar këtë festë të madhe kombëtare”.

“Për të nderuar këtë festë të madhe kombëtare, propozoj para jush krijimin e këshillit organizativ që do të ngarkohet me përgjegjësi për realizimin e programeve, ceremonive shtetërore me rastin e kësaj feste dhe këtij përvjetori jubilar”, tha Kurti.

Shefi i Qeverisë tregoi se këtë këshill do ta kryesojë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Këtë 28 nëntor, Shqipëria shënon 110 vjetorin e pavarësisë.

(Kosova Sot Online)