Vrau gruan me çekiç, shqiptari pranon krimin pas vetëdorëzimit

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 11:47
Vrau gruan me çekiç, shqiptari pranon krimin pas vetëdorëzimit

ITALI-Avni Mecja shqiptari i arrestuar për vrasjen e gruas së tij rumune Alexandra Elena Mocanu gjatë marrjes në pyetje prej më shumë se 5 orësh pasi u vetëdorëzua, pranoi se e kishte vrarë me një çekiçin që e përdorte në ndërtim ku ai dhe punonte.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një sherri mes tyre. Avni Mecja e ka goditur dy herë me çekiç në kokë gruan duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Dy vjet më parë, Alexandra kishte denoncuar Avniun për keqtrajtim dhe ky i fundit ishte dënuar. Por gjërat mes tyre ishin qetësuar derisa ndodhi ngjarja e rëndë.

Policia tani është në kërkim të çekiçit që Avni Mecja tha se e hodhi në një kosh plehrash.

(Kosova Sot Online)