“Fort e neveritshme”/ Zana Avdiu ka diçka për t’i thënë avokates së Arbër Sejdiut

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 13:19
“Fort e neveritshme”/ Zana Avdiu ka diçka për t’i thënë avokates së Arbër Sejdiut

Në Gjykatën Themelore të Feizajt po mbahet procesi i gjykimit të Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, për vrasjen e Marigona Osmanit në vitin 2021.

Pas deklarimit të të pandehurve, ka folur edhe avokatja e Arbër Sejdiut, Arbnora Shefkiu.

Ajo ka kërkuar mirëkuptimin e familjarëve për ta kuptuar drejt, duke thënë se e vërteta për vrasjen e Marigonës është ndryshe nga ajo që e ka paraqitur Prokuroria.

“Nnuk jemi këtu për ta mohuar vrasjen e Marigonës, e cila ka pasur vdekje të tmerrshme, dhe për të cilën ndjejmë jashtëzakonisht keqardhje bashkë me të mbrojturin tim. Por se në këtë shqyrtim gjyqësor do të paraqesim pasqyrën reale se çfarë ka ndodhur në ditën kritike e padyshim nuk është ajo që e përshkruan prokurori në aktakuzë, por e vërteta është më ndryshe dhe këtë gjë do ta vërtetojmë përmes provave të cilat vetë i ka propozuar prokurori dhe nga dëgjimi i të pandehurve. Dhe një gjë, prezenca e Arbër Sejdiut në ditën kritike, në të njëjtin ambient me bashkë të pandehurin, Dardan Krivaqa, nuk e bën përgjegjës sipas aktakuzës së Prokurorit të Shtetit. Përgjegjësia e tij e vetme është që ka qëlluar në vend dhe moment të gabuar”, ka thënë Shefkiu.

Këtë deklaratës së avokates së Arbër Sejdiut, e ka komentuar analistja Zana Avdiu.

Për Avdiun, është e neveritshme që një grua të jetë avokate e një vrasësi të një vajze 18 vjeçe.

Ajo ka theksuar se e vërteta për rastin është raporti i mjekësisë ligjore.

Postimi i plotë:

Arbnora Shefkiu, koka avokatja e Arber Sejdiut, e bashkëpunëtorit të Dardan Krivaqes, të cilët e kanë vra në mënyrën ma mizore Marigona Osmanin.

Ajo bile e paska kundërshtua fuqishëm prokurorinë, tu i hedh poshtë akuzat e duke thanë që “Arbëri veç ka qëllu qaty”.

Ok, ata dy duhet me pas avokat. Ama, një grua me u ba avokate e një vrasësi të një vajze 18 vjeç, është fort e neveritshme. Edhe ma e neveritshme qysh paska pretendua që paska me zbardh të vërteten.

E vërteta është raporti i mjekësisë ligjore:

Marigona ka vdekë nga dhuna e tmerrshme. Marigona u kanë e përdhunime. Marigonës nuk i ka mbete asnjë pjese e trupit në vend, prej dhunës se ktyne dy kriminelëve.

(Kosova Sot Online)