I akuzuari u dënua me tetë muaj burgim, rasti i dhunimit të të miturës kthehet në rigjykim

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 15:40
I akuzuari u dënua me tetë muaj burgim, rasti i dhunimit të të miturës kthehet në rigjykim

Në Gjykatën Themelore të Pejës është kthyer në rigjykim rasti i dhunimit të të miturës, për të cilin i akuzuari ishte dënuar me 8 muaj e 8 ditë burgim.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjyaktës, Tringa Zhuti.

Ajo tha se seanca është paraparë të mbahet në orën 14:00.

Për shqiptimin e dënimit skandaloz, gjykatësja e rastit, Florije Zatriqi ishte suspenduar nga puna.

Viktima dyshohet se u dhunua në jaanr të vitit 2012, kur ajo ishte 15 vjeç, në një shtëpi të pabanuar në komunën e Gjakovës.

Ndërkaq, Ligji parasheh që për këtë vepër, dënimi të jetë nga 5 deri në 10 vite burgim.

(Kosova Sot Online)