Hillary Clinton: Është ditëlindja ime andaj do të doja këtë vit një demokraci më të fortë

  • A.P /
  • 26 October 2022 - 17:50
Hillary Clinton: Është ditëlindja ime andaj do të doja këtë vit një demokraci më të fortë

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Hillary Clinton sot feston ditëlindjen e 75-të, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Përmes një postimi në llogarinë e saj sociale ajo ka shkruar "Është ditëlindja ime, dhe gjithçka që do të doja vërtet këtë vit është një demokraci më e fortë.
Mbështetni përpara punën e partnerëve së bashku për t'u siguruar që çdo votë të dëgjohet në mesjet e muajit të ardhshëm dhe në çdo zgjedhje".


Kujtojmë se Clinton ishte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 2001 ka lindur më 26 tetor 1947 dhe ka zotëruar postet si ish-sekretare e Shteteve të Bashkuara si dhe senatore amerikane.

Gjithashtu, ajo ka qenë kandidatja e parë femër e nominuar nga një parti mazhorante demokratike dhe e vetmja Zonjë e Parë që kandidon për post publik.

Nga viti 2009-2013, ajo ishte sekretarja e 67-të e SHBA nën presidencën e Barack Obamës. Hillary përfaqësoi herët Nju Jorkun në Senatin amerikan gjatë periudhës 2001-2009.

Bashkëshortja e presidentit Bill Clinton, në zgjedhjet brenda partisë më 2018, ishte kandidate kryesore për zgjedhjet presidenciale. 

Zonja Clinton është e admiruar në gjithë botën dhe jo vetëm brenda SHBA ajo e ka vizituar edhe Kosovën disa herë.

 

(Kosova Sot Online)