Aksidenti mes dy veturave në Prishtinë, Policia jep detaje

  • A.P /
  • 26 October 2022 - 17:58
Aksidenti mes dy veturave në Prishtinë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur pak më parë para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci, tha se një person ka pësuar lëndime nga ky aksident.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq  një persona kanë pësuar lëndime trupore. I njëjti ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.”

(Kosova Sot Online)