Nesër Von der Leyen në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të veturave

  • A.P /
  • 26 October 2022 - 20:00
Nesër Von der Leyen në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të veturave

Më 27 tetor 2022, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë njëditore Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së bashku me delegacionin e saj shoqërues.

Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore drejt kryeqytetit, ku pritet të kalojë eskorta.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, për këto ndërprerje të shkurtër të trafikut, e cila bëhet për shkaqe operacionale.


(Kosova Sot Online)