Azemi: Arroganca e bën më të keqe Ministren Rizvanolli

  • A.P /
  • 26 October 2022 - 20:43
Azemi: Arroganca e bën më të keqe Ministren Rizvanolli

Aktivisti i shoqërisë civile, Visar Azemi sot i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai tha se ka disa vite që ka dhënë kontributin e tij në sektorin e energjisë.

Lidhur me krizën që po përballen Kosova me energjinë elektrike, Azemi  thotë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk e njeh fare sektorin e energjisë.

“Ministrja nuk e njeh fare sektorin e energjisë. Vendimet që mund t’i merr ajo mund të jenë vetëm të aty për atyshme”.

Po ashtu, Azemi thotë se Rizvanolli ka pasur sjellje arrogante kur si pjesëtar i shoqërisë civile ka dërguar komente lidhur me strategjinë e energjisë.

“Për fat të keq e kemi pas një eksperiencë të tillë me të, ajo mund me qenë e momentit, por kam dëgju edhe prej të tjerëve. Arroganca e bën shumë më të keqe, psh mosnjohuria njeriu mundet mos me i dit gjanat, por kur je edhe arrogant je edhe shumë më keq.

Kemi dhënë rekomandime të bazuara në hulumtime, nuk janë marrë parasysh, as edhe sot nuk kemi marrë përgjigje për komentet që I kemi dhënë në strategjinë e energjisë”, tha ai.

Tutje, Azemi tha se sektori i energjisë kërkon njerëz që janë kompetent dhe që mund të marrin vendime.

“Sektori i energjisë kërkon njerëz që janë kompetentë dhe që marrin vendime, e jo për t’u ruajtur nga keqpërdorimet e mundshme që mund të ndodhin gjatë implementimit të projektit, sepse ato mund t’I dërgosh në prokurori e gjykatë që merren me to, por si qeveri duhet të marrësh vendime për të ecur përpara”, tha ai.

(Kosova Sot Online)