Befason deputeti: Spotet e këngëtarëve cenojnë sigurinë kombëtare

  • A.P /
  • 26 October 2022 - 22:20
Befason deputeti: Spotet e këngëtarëve cenojnë sigurinë kombëtare

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur sot për sigurinë kombëtare, duke thënë se siguria në Kosovë nuk cenohet vetëm nga sulmet ushtarake.

Ushtaraku që u bë pjesë e PDK-së, ka përmendur edhe një element që mund të vë në pikëpyetje sigurinë kombëtare.

Sipas tij spotet e këngëtarëve dhe skenat erotike në to, janë cenim i sigurisë.

“Edukimi televiziv mund të jetë rrezik nacional. A e keni pa muzikën tonë çfarë fjalë dhe çfarë skena fliten. A nuk paraqet cenim i sigurisë ajo mu dridh mbi tavolinë dhe me gju euro dhe dollarë përpjetë, a?  A s’paraqet rrezik gjithë ato skena erotike?  Filmat turq që i dominojnë televizionet dhe krejt skenarët e tyre falsin për tradhtinë pandershmërinë, imoralitet…Siguria nuk cenohet vetëm nga sulmet ushtarake”, ka thënë Berisha

(Kosova Sot Online)