Kosova ngritet për tre vende më lartë në fushën e sundimit të ligjit, keq punët me drejtësi civile, e 84’ta në botë

  • E.K /
  • 27 October 2022 - 08:54
Kosova ngritet për tre vende më lartë në fushën e sundimit të ligjit, keq punët me drejtësi civile, e 84’ta në botë

Një raport i “World Justice Project”, për sundimin e ligjit 2022 e ka nxjerr Kosovën të 57’tën në botë prej 140 shteteve sa përfshinte raporti.

Kosova ka shënuar përmirësim 2.4 për qind, krahasuar me vitin e kaluar, duke u ngritur për tri pozicione në çështjen e sundimit të ligjit.

Rrjedhimisht, Kosova qëndron më së miri në Ballkanit Perëndimor, poqë Mali i Zi nuk është i përfshirë në raport.

“Trendet e rëndësishme për Kosovën përfshinin përmirësime në matjen e faktorëve Kufizimet në kompetencat e Qeverisë, Mungesa e Korrupsionit dhe Qeverisja e Hapur”, thotë raporti.

Kështu vendi  ka bërë progresin e dytë më të lartë në botë, ndërkaq bota në përgjithësi ka rënie të Sundimit të Ligjit dhe rritje të autokracisë, sipas raportit.

Secili shtet analizohet veç e veç, për Kosovën thuhet se më së miri qëndron në rendin dhe sigurinë, qeverisjen e hapur dhe të drejtat njeriut ( e 56’ta).

Por Kosova qëndron keq në drejtësi civile kur renditet e 84’ta dhe përmbarimin rregullator, në vendin e 81’t.

E sa i përket mungesës së korrupsionit, vendi renditet i 61’ti.

Në nivel global, vendi më i renditur në Indeksin e Sundimit të Ligjit për 2022 është Danimarka, e ndjekur nga Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Holanda. Vendi me rezultatin më të ulët është

Venezuela, pastaj Kamboxhia, Afganistani, Republika Demokratike e Kongos dhe Haiti.

(Kosova Sot Online)