Lirohet pak nafta, ky është tavani për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme

  • E.K /
  • 27 October 2022 - 09:50
Lirohet pak nafta, ky është tavani për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka përcaktuar tavanin për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 73 centë, i benzinës 1 euro e 40 centë, derisa i gazit 72 centë.

Krahasuar me dje, nafta është liruar për 1 cent.

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për 24 orët e ardhshme.

(Kosova Sot Online)