Lexoni edhe:
Ministri Murati tregon sa mërgimtarë kanë aplikuar për rimbursim të policës kufitare
Bletët renditin numrat në rritje nga e majta në të djathtë, ka treguar për herë të parë një studim, duke mbështetur teorinë e shumë debatuar se ky drejtim është i natyrshëm në të gjitha kafshët, përfshirë njerëzit.
Hulumtimet perëndimore kanë zbuluar se edhe para se fëmijët të mësojnë të numërojnë, ata fillojnë të organizojnë sasi në rritje nga e majta në të djathtë në atë që quhet “vija e numrave mendor”.
Ministri Murati tregon sa mërgimtarë kanë aplikuar për rimbursim të policës kufitareLexoni edhe:
Megjithatë, drejtimi i kundërt është gjetur te njerëzit nga kulturat që përdorin një shkrim arab, që lexohet nga e djathta në të majtë.
“Tema është ende duke u debatuar midis atyre që mendojnë se vija e numrave mendorë ka një karakter të lindur dhe atyre që thonë se është kulturor”, tha Martin Giurfa, një profesor në Qendrën Kërkimore mbi Njohjen e Kafshëve në Universitetin “Paul Sabatier”, në Francë.
Kohët e fundit ka pasur prova që foshnjat e porsalindura dhe disa kafshë vertebrore, duke përfshirë primatët, i organizojnë numrat nga e majta në të djathtë.
Giurfa drejtoi një studim, duke synuar të zbulojë nëse e njëjta gjë vlen edhe për insektet, nëpërmjet një eksperimenti mbi bletët, raporton Guardian.
“Tashmë është treguar se bletët janë në gjendje të numërojnë – të paktën deri në pesë”, tha Giurfa.
“Ato gjithashtu përpunojnë informacionin ndryshe në dy hemisferat e trurit të tyre. Këtë tipar ata duket se e ndajnë me njerëzit dhe mendohet të jetë një arsye e mundshme për ekzistencën e “vijës numerike mendore”, tha Giurfa.
(Kosova Sot Online)