Lista Serbe mungon në Kuvend, Konjufca: Janë në Beograd

  • E.K /
  • 27 October 2022 - 15:46
Lista Serbe mungon në Kuvend, Konjufca: Janë në Beograd

Lista Serbe ka munguar edhe këtë të enjte në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës. E mungesën e deputetëve të kësaj partie e ka vënë në dukje kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Derisa grupet parlamentare po jepnin propozimet e tyre për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare, radha i erdhi edhe Listës Serbe.

Konjufca tha se deputetët e kësaj partie po mungojnë pasi kanë shkuar në Beograd.

“Tani grupet parlamentare propozojnë zëvendësimet e tyre në komisionet parlamentare. Lista Serbe është në Beograd”, u shpreh kryeparlamentari.

Tash e disa muaj Lista Serbe nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe i bojkoton në tërësi angazhimet e saj.

(Kosova Sot Online)