Aksident me dy të lënduar në hyrje të Lipjanit, Policia jep detaje

  • A.P /
  • 27 October 2022 - 16:15
Aksident me dy të lënduar në hyrje të Lipjanit, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të Lipjanit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhë një kamion, dhe si pasojë janë lënduar dy persona.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se  një veturë dhe një kamion janë përfshirë në aksident ndërkaq dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.  Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.

(Kosova Sot Online)