Fjalimi vjetor i Putinit, nuk pritet t’i përgjigjet ndonjë pyetjeje të vështirë

  • A.P /
  • 27 October 2022 - 16:31
Fjalimi vjetor i Putinit, nuk pritet t’i përgjigjet ndonjë pyetjeje të vështirë

Presidenti rus Vladimir Putin nuk pritet t’i përgjigjet ndonjë pyetjeje të vështirë gjatë fjalimit të tij vjetor, sipas dokumenteve të zbuluara nga agjencia kombëtare e lajmeve e Ukrainës.

Ukrinform raportoi se dokumentet treguan se pyetjet janë përgatitur paraprakisht.

Pyetja e parë do të bëhet nga Alexander Prokhanov me gazetën Zavtra: “Përmbajtja kryesore e historisë ruse është një fitore mbi errësirën, fitorja ushtarake, shpirtërore dhe politike. A mendoni se ideologjia e Rusisë është ajo e një fitoreje ruse ?”

Më pas, Igor Gilov me gazetën braziliane Folha De S.Paolo pritet të pyesë: “Ju e vlerësoni krizën ukrainase si një konfrontim të madh midis Perëndimit kolektiv dhe Rusisë. Qeveria juaj më parë foli për “vijat e kuqe” që SHBA dhe NATO nuk duhe t’i kalojnë.

“Ndërsa doktrina bërthamore ruse përcakton “rreziqet ekzistenciale për shtetin ose sovranitetin e tij” si bazë për vendosjen e armëve bërthamore, si mund të zbatohet për territoret e reja që u bashkuan me Rusinë? Cilat “vija të kuqe” nuk mund të kalohen në ky rast pasi mbetet e paqartë se cilët kufij janë paraqitur?”

Këto ishin disa nga pyetjet që pritet t’i bëhen presidentit rus gjatë fjalimit të tij vjetor, që pritet të fillojë së shpejti. 


(Kosova Sot Online)