Janjiq: Sot e kuptova seriozitetin e situatës, duhet zgjedhur mes luftës dhe paqes

  • A.P /
  • 27 October 2022 - 22:11
Janjiq: Sot e kuptova seriozitetin e situatës, duhet zgjedhur mes luftës dhe paqes

Janjiq: Sot e kuptova seriozitetin e situatës, duhet zgjedhur mes luftës dhe paqes

Analisti politik nga Beogradi, Dushan Janjiq ka thënë se sot e ka kuptuar që situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e tensionuar deri te mundësia për një luftë të re.

Në një deklaratë të tij për “Danas”, pasi që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u kthye nga Serbia, Janiq ka thënë se situata është për të zgjedhur mes luftës dhe paqes.

Për këtë gjë, ka thënë ai, e kanë bindur dy gjëra.

“Sot e kam kuptuar se sa serioze është situata dhe se duhet zgjedhur mes luftës dhe paqes. Në këtë konstatim më kanë çuar dy gjëra: vizita e Bislimit dhe deklarata e Vuçiqit”, ka thënë ai.

Sipas tij, veprimi i sotshëm i autoriteteve serbe me rastin e Bislimit, çon mesazh të keq për vetë serbët.

“Si një aparat i shtrenjtë shtetëror nuk mund të garantojë sigurinë e njeriut, që ka ardhur të flasë për perspektiven evropiane të rajonit”, ka deklaruar Janjiq

(Kosova Sot Online)