Përparim Rama ka mbërritur në punë, njofton për vendimet e marra sot në komunë

  • S.A /
  • 28 October 2022 - 11:59
Përparim Rama ka mbërritur në punë, njofton për vendimet e marra sot në komunë

Shumë qytetarë ankohen për vonesat që ua shkaktoi sot eksperimenti i komunës së Prishtinës në trafik, por vetë kryetari Përparim Rama, ka mbërritur në punë. Në Facebook njofton për miratimet që i bëri sot komuna.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton për mbarëvajtjen e punës në komunë dhe vendimet që janë marrë sot, pa u deklaruar rreth kaosit të shkaktuar në trafik, për shkak të një testi që Komuna ka vendosur ta bëjë sot në rrugët kryesore të kryeqytetit.  

Miratimet e sotme kanë të bëjnë me Hortikulturën, me Kuzhinën Qendrore dhe me disa këmbime të pronave të paluajtshme. Postimi i plotë i kryetarit:

 Në seancën e 8-të të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit u miratuan këto pika të rendit të ditës:

 Propozimvendimi për ndarjen e mjeteve financiare për NPL “Hortikultura”, SHA – Prishtinë;

 Propozimvendimi për ndarjen e mjeteve financiare për NPL “Kuzhina Qendrore”,  SHA Prishtinë;

 Propozimvendimi pёr kёmbimin e pronёs sё paluajtshme komunale, me pronën e paluajtshme nё pronësi të “Kompania e Re Dardania- Arbëria” SHPK (qirambajtje),

 Propozimvendimi pёr kёmbimin e pronёs sё paluajtshme komunale, me pronën e paluajtshme nё pronësi të “Pozhegu Brothers”, SHPK;

Gjithashtu, në seancë u dhanë informata të detajuara për gjendjen aktuale të Pallati i Rinisë dhe të NPL „Hortikultura” sh.a – Prishtinë” nga komisioni i aksionarëve të këtyre ndërmarrjeve.

(Kosova Sot Online )