Isa Mustafa: Ambasdorët e huaj silleshin si nënkryetar të LVV

  • A.P /
  • 28 October 2022 - 22:34
Isa Mustafa: Ambasdorët e huaj silleshin si nënkryetar të LVV

Isa Mustafa ka treguar edhe një ngjarje që kishte ndodhur në në zyrën e LDK ku  kishin shkuar ambasadorët e huaj për ta kritikuar dhe udhëzuar si të veproj në raport me Lëvizjen Vetvendosje.

“Ambasadorët silleshin si nënkryetar të LVV-së dhe flisnin për ndërrimin e njerzve të vjetër me të ri ndërsa që asnjëri nga ta nuk e bëjnë këtë në vendet e tyre. Ne kemi bashkëpunuar dhe nuk jemi nënshtruar asnjëherë” ka treguar Mustafa.

Kjo qasje sipas ish kryeministrit ka sjellur në Kuvendin e Kosovës deputet që për herë të parë kanë hapur llogari bankare, që kur në jetë nuk kanë bërë asnjë punë të vetme dhe kjo ka degraduar institucionin më të lartë të vendit.

Ndërsa sa i përketë rolit të LDK-së në Kuvendin e Kosovës sipas tij ata po japin propozime konkrete sikur ato të përballjes së krizës ekonomike por që arrogance e numrave të pozitës po bënë që propozimet e tyre të mos përfillen fare.

(Kosova Sot Online)