Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë zjarri tek një restorant në Gjilan

  • E.K /
  • 29 October 2022 - 13:26
Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë zjarri tek një restorant në Gjilan

Është arrestuar një i person i cili ka shtënë me armë zjarri në ajër tek një restorant në Gjilan.

Policia njofton përmes një komunikate se i dyshuari tri herë ka shtënë me armë, nga të cilat nuk është lënduar askush.

Në vend të ngjarjes nga patrulla policore janë gjetur 3 gëzhoja të armës.

“I dyshuari i rastit fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes ku falë punës policore është lokalizuar dhe identifikuar se i dyshuar i këtij rasti është S.L. (1981) shqiptar kosovar tek i cili pas arrestimit është konfiskuar një armë pistoletë mod. 75 e kalibrit 8 paro me 11 fishekë si dëshmi për Gjykatën”, njofton më tej policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.

(Kosova Sot Online)