U arrestua nën dyshimet për keqtrajtim të fëmijëve, gruaja nga Peja rrah edhe një police

  • A.P /
  • 30 October 2022 - 09:58
U arrestua nën dyshimet për keqtrajtim të fëmijëve, gruaja nga Peja rrah edhe një police

Policia njofton për arrestimin e një gruaje në Pejë nën dyshimin për keqtrajtim ndaj fëmijëve të saj.

Por, policia thotë se e dyshuara gjatë arrestimit ka sulmuar fizikisht edhe një police.

Me vendim të prokurorit, gruaja është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËVE & SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Pejë 29.10.2022 – 15:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e saj. Gjatë arrestimit e dyshuara ka sulmuar fizikisht zyrtaren policore, viktimën femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)