Viktima me dy identitete, si ndodhi ekzekutimi i 39-vjeçarit te “Kodra e Diellit”

  • E.K /
  • 31 October 2022 - 08:45
Viktima me dy identitete, si ndodhi ekzekutimi i 39-vjeçarit te “Kodra e Diellit”

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me armë zjarri e ndodhur mbrëmë në orët e mesnatës.

Mësohet se viktima Briken Sana, 39 vjeç jetonte prej 1 viti te rezidenca e Kodrës së Diellit në Tiranë, aty ku mbrëmjen e së dielës u ekzekutua me armë.

Briken Sanaj, ishte emri i tij në dokumentet zyrtare por nga rojet e rezidencës njihej Anton Gjini. 39-vjeçari sapo kishte parkuar makinën në garazh para se të ekzekutohej. Ai u takua me 3 shokë të tij dhe në atë moment u qëllua me kallashnikov nga një distancë e afërt.

Viktima mori 3 plumba në trup, të cilëve nuk mundi tu mbijetonte. Briken Sanaj u dërgua në spital në gjendje të vdekur.

Mësohet se 39-vjeçari u qëllua nga një automjet tip Benz në lëvizje. Kjo makinë, disa minuta më vonë u gjet e djegur në Qafë Kashar. Autorët e kishin braktisur mjetin.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)