Ky është buzëkuqi inteligjent, produkti kozmetik që ndihmon gratë e rrezikuara nga dhuna

  • E.K /
  • 31 October 2022 - 10:39
Ky është buzëkuqi inteligjent, produkti kozmetik që ndihmon gratë e rrezikuara nga dhuna

Dhuna ndaj gruas, dhe rasti i vjehrrës së saj bëri që Joy Hoover të krijojë një buzëkuq të quajtur “data rap”. Në pamje të parë është një buzëkuq i zakonshëm, por nëse shtypni një buton ai aktivizohet duke personalizuar udhëzimet nëse ndjeheni të kërcënuar apo duke lajmëruar një të afërm a policinë për ndihmë.

Hoover thotë për CNN se ka krijuar një buzëkuq mbrojtës dhe një aplikacion SOS për gratë që nuk mund të marri ndihmën në kohën e duhur.

Por jo vetëm kaq, ky buzëkuq ka dhe një testues alkooli për gratë e vajzat që frekuentojnë pabe të ndryshme. Gjithçka që bën merr një shirit të vogël ku hidhet një pikë alkool për të testuar nëse pija që ju është ofruar është e sigurt.

Hoover shpjegon se medikamentet duan 13 minuta për t’u metabolizuar nga trupi i personit e në këtë minuta nuk kanë kohë për të telefonuar dikë apo për të kuptuar se ccfarë po ndodh. Mund të shtypësh butonin e buzëkuqit që është I lidhur me aplikacionin përmes Bluetooth dhe shkon drejt e në aplikacion.

Statistikat e dhunës janë të frikshme dhe Hoover shpreson që kjo pajisje e krijuar do të ndihmojë shumë gra e vajza nga dhuna fizike apo seksuale si dhe dhuna në familje.

(Kosova Sot Online)