Asamblisti i VV-së lajmërohet nga stacioni policor pas përleshjes me bashkëpartiakun

  • S.A /
  • 31 October 2022 - 12:38
Asamblisti i VV-së lajmërohet nga stacioni policor pas përleshjes me bashkëpartiakun

Dy asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Ragip Fetahu dhe Artrit Mulliqi janë rrahur fizikisht. Ky i fundit e konfirmoi këtë në një deklaratë nga stacioni policor.

Asamblisti i VV-së, Artrit Mulliqi konfirmoi përleshjen fizike me Fetahun. Ai tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se gjendet në stacionin policor.“Mirë jemi, gjendja shëndetësore është mirë. Nuk mundem me thanë kurgjo tjetër. Jam në stacion policor” – tha Mulliqi për Insajderin.

(Kosova Sot Online )