Osmani uron Lulan: Shpresojmë ta thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

  • S.A /
  • 31 October 2022 - 12:47
Osmani uron Lulan: Shpresojmë ta thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva.

Ajo në një postim në Twitter njëherit ka uruar edhe qytetarët e Brazilit për “përfundimin e këtij procesi demokratik”.

Osmani ka thënë se “shpreson që të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve tona”.

“Ne shpresojmë që të punojmë me ju për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online )