Legjenda e shahut botëror përfundon në koma

  • A.P /
  • 31 October 2022 - 22:30
Legjenda e shahut botëror përfundon në koma

Ish-kampioni i botës në shah, Anatoli Karpov, 71 vjeç, pësoi një lëndim në kokë si pasojë e një aksidenti në familje dhe tani është në gjendje kome. Ai është shtruar në një nga spitalet kryesore të kryeqytetit rus, Moskë. Sipas Federatës Ruse të Shahut, “trauma e Karpovit është rezultat i një rrëzimi”.

Karpov ishte kampion bote midis viteve 1975 dhe 1985, kur u mposht nga Garri Kasparov dhe aktualisht është deputet i Dumës, që është dhoma e ulët e Parlamentit Rus.

Vajza e shahistit të famshëm, Sofia, mohoi se ai kishte qenë viktimë e një sulmi të shtunën e kaluar, sikurse kishin raportuar disa medie.

Karpov aktualisht ndodhet në koma të induktuar në repartin e kujdesit intensiv të repartit të neurologjisë të spitalit “Sklifosovski” të Moskës, një nga qendrat mjekësore më prestigjioze në kryeqytetin rus.


(Kosova Sot Online)