E ulët: Disa fëmijë të “Halloween-it” thyen komplet xhamat e “Trafikut Urban”

  • E.K /
  • 01 November 2022 - 09:46
E ulët: Disa fëmijë të “Halloween-it” thyen komplet xhamat e “Trafikut Urban”

Mbrëmë në Prishtinë festa e Halloween u festua dhunshëm. Si vitet e kaluara edhe këtë herë autobusët urbanë nuk I shpëtuan sulmeve me vezë. Madje xhamat e njëri nga këta autobusë u thye komplet.

Pas sulmeve me vezë, është thyer xhami i një autobusi të “Trafikut Urban”.

Autobusët vazhdimisht goditen me vezë dhe gjësende tjera për shkak të festës “Halloween”, ani pse është apeluar tek prindërit që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lejojnë që fëmijët e tyre të dëmtojnë autobusët.

(Kosova Sot Online)