Grabitje 140 mijë dollarëshe në 60 sekonda

  • E.K /
  • 01 November 2022 - 10:23
Grabitje 140 mijë dollarëshe në 60 sekonda

Në më pak se 60 sekonda, një grup prej 7 personash arritën të grabisin mallra me vlerë 140 mijë dollarë në një dyqan në San Diego, Kaliforni.

Të armatosur me armë, grabitësit u futën në dyqan dhe arritën të marrin në një kohë rekord rreth 70 çanta.

Departamenti i Policisë së San Diagos tha në një deklaratë se ata besojnë se grupi i grabitësve mund të kenë kryer një seri vjedhjesh në Los Anxhelos. Megjithatë, deri tani asnjë person nuk është vënë në pranga. /A2/

https://a2news.com/wp-content/uploads/2022/11/grabitja.mp4

(Kosova Sot Online)