Armend Mehaj publikon disa fotografi mahnitëse: Kështu ushtrojnë kadetët e vitit të parë të FSK-së

  • E.K /
  • 01 November 2022 - 11:19
Armend Mehaj publikon disa fotografi mahnitëse: Kështu ushtrojnë kadetët e vitit të parë të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar pamje nga stërvitja fushore “Putra e Ujkut” e kadetëve të vitit të pare.

Përmes një postimi, ai ka thënë se në këtë stërvitje Klasa 2026 demonstruan shkathtësitë në lidership personal dhe mësuan veprimet taktike si grup.

Postimi i tij i plotë:

Kadetët tanë të vitit të parë sfidohen në Stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”.

Gjatë kësaj stërvitje Klasa 2026 demonstruan shkathtësitë në lidership personal dhe mësuan veprimet taktike si grup.

Operimi në terren i sfidoi edhe në realizimin e higjienës fushore, administrimin e pajisjeve fushore si dhe identifikimin pozicioneve luftuese taktike. Klasa 2026- Trup hekur, zemër atdhe!

(Kosova Sot Online)