Ky kosovar e ka zgjidhur problemin e targave

  • E.K /
  • 01 November 2022 - 13:55
Ky kosovar e ka zgjidhur problemin e targave

Sot kur në Kosovë ka nisur zbatimi i vendimit të përshkallëzuar të marrë nga Qeveria e Kosovës, për targat ilegale në veri të vendit, një Kosovar duket se ka bërë zgjidhje.

Në një fotografi të shkrepur sot në qytetin e Vushtrrisë, një bashkatdhetar në vend të regjistrimit të makinës me shifra, siç bëhet gjithmonë, ka vendosur që t’i përdor disa shkronja.

Çuditërisht, ai ka zgjedhur emrin e kryeministrit të Kosovës dhe shkronjën e parë të mbiemrit të tij, Albin K.

(Kosova Sot Online)